Pas finales së humbur vitin e shkuar 1-0 ndaj Holandës, Spanja U-19 ka fituar 2-0 ndaj Gjermanisë në finalen e madhe të këtij kompeticioni për vitin 2026, duke u rikthyer në krye të fronit.
Spanjollët erdhën në finale pasi mposhtën 3-0 Kroacinë në gjysmëfinale, Gjermania mposhti 2-1 Ukrainën. Në finalen e luajtur në Wrexham në Uells, Spanja gjeti avantazhin në fund të pjesës së parë me Hugo Lopez, sulmuesi i Villarreal.
Në fillim të pjesës së dytë, Spanja shënon golin e dytë me Mario Rivas, mbrojtësin e Real Madridit. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Spanja fiton 2-0 dhe ngre trofeun, Gjermania mjaftohet me vendin e dytë.
The post EURO U-19: Spanja mund Gjermaninë në finalen e madhe dhe rikthehet në krye të fronit appeared first on Telesport.






