Norvegjia për të vazhduar “përrallën”, Anglia për të vazhduar rrugën drejt trofeut. FORMACIONET ZYRTARE

Në “Hard Rock Stadium” në Florida, Norvegjia do të përballet me Anglinë, në një çerekfinale që premton shumëçka. Nordikët vijnë në këtë takim, pasi eliminuan Brazilin 2-1, ndërsa Anglia pas fitores dramatike 2-3 ndaj vendasve të Meksikës.

Norvegjia nuk ka asnjë mungesë për këtë takim dhe vjen me kapacitetin e plotë. Për Anglinë mungon Jarell Quansah, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Meksikës.

Nordikët do të kërkojnë për herë të parë në historinë e tyre të shkojnë në gjysmëfinale. Anglia për herë të fundit në një gjysmëfinale Botërori ka qenë në vitin 2018, kur u eliminua nga Kroacia.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Argjentinë-Zvicër, që luhet pas mesnate.

FORMACIONET ZYRTARE:

NORVEGJIA XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Berg, Odegaard, Berge; Schjelderup, Haaland, Sorloth

ANGLIA XI: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Rice, Anderson, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon

The post Norvegjia për të vazhduar “përrallën”, Anglia për të vazhduar rrugën drejt trofeut. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.