Qindra zjarrfikës në Spanjë po luftojnë ende për të kontrolluar vatrat e flakëve në juglindje pas njërit prej zjarreve më të këqija të vendit.
Shërbimet e emergjencës janë vendosur rreth fshatit Bedar ku 12 persona janë vrarë – midis tyre katër britanikë, sipas autoriteteve spanjolle. 23 persona të tjerë janë ende të zhdukur, shkruan BBC.
Zyrtarët lokalë në zonën Los Gallardos të Almerias kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet.
Një valë e zgjatur të nxehti, me temperatura rreth 40°C, ka shkaktuar zjarre në mbarë Evropën Jugore këtë verë, veçanërisht në Francë, Portugali dhe Spanjë.






