Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, u përpoq të ngushëllonte ekipin e tij pas humbjes ndaj Spanjës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026:
“Me Tielemans, që nuk e nisi ndeshjen si titullar, Courtois që u dëmtua dhe De Bruyne që nuk arriti të shprehej në nivelin e tij më të mirë, nuk ishim në kushtet ideale për të marrë një rezultat pozitiv. Megjithatë, ishim shumë pranë kohës shtesë dhe e pamë Spanjën sy më sy”.
Lidhur me gabimin e portierit Senne Lammens, trajneri mbrojti lojtarin e tij: “Duhet të jemi solidarë me lojtarët që kanë bërë gabime të vogla, por e dimë se këto gabime të vogla mund të na kushtojnë rezultatin. Kjo ndeshje dhe këto gabime duhet t’iu shërbejnë si mësim lojtarëve të rinj, të cilët duhet të jenë më metodikë dhe më të kujdesshëm”.
The post Rudi Garcia: Nuk ishim në kushtet ideale, por e pamë Spanjën sy më sy appeared first on Telesport.







