Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për krijimin e institucioneve të reja pas takimit që zhvilloi këtë mëngjes me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Kurti tha se gjatë takimit ka mbizotëruar një frymë konstruktive, për çka u lut që e njëjta të vazhdojë edhe në takimet tjera që planifikon të ketë në të ardhmen me kreun e PDK-së.
“Me Bedri Hamzën u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është subjekti i dytë pas VV-së si fituese. E falënderoj Bedri Hamzën për këtë takim, i cili ishte takim i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë dhe vullnet për krijimin e institucionet e reja. Aktakualisht nuk mund të them se kemi ndonjë të arritur por dua të theksoj se me Hamzën jam takuar dy herë gjatë dimrit sivjet dhe asnjëherë në pranverë, dhe ky ishte takimi i parë në këtë verë. Uroj që ky konstruktivitet të vazhdoj në takimet e radhës në mënyrë që vendit ti japim kryetar të kuvendit, kryeminstër, qeveri e president të ri”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, një bashkëpunim mes PDK-së e LDK-së së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte i mjaftueshëm për krijimin e institucioneve të reja.
“Vullneti është aty e atmosfera konstruktive duhet të vijoj dhe duhet të jemi optimist për rrugën përpara. Më vonë do të takoj edhe Lumir Abdixhikun dhe të shohim se si tri subjekte të mëdha që ti mbledhim me shpejtësi 93 deputetë. Ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputëtve që të konstituojmë të gjitha institucionet. poër bindjen time ky nuimër 93 është mëse i mjaftueshmë, ndërsa në anën tjetër nuk është i sigurt nëse numri prej 80 ose 81 garanton kuorumin e nevojshëm. siç kemi thënë më herët që është e nevojshme të kemi 83 ose 84 do të themi edhe tani”, ka thënë Kurti.
“kur i mblodha numrat e deputetëve nuk thash edhe + shtatë për shkak se aak nuk e ka konsideruar të nevojshme edhe pse besoj që është e nevojshme të tkaohet me mua edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri do të jemi bashkë në instutucione. nuk besoj që është në rregull që një parti si aaak të refuzooj takimin me mua”.








