Ish-ylli i Belgjikës, Eden Hazard, beson se kombëtarja e tij mund të befasojë në këtë Botëror: “Kemi shumë talent dhe një përzierje të mirë mes të rinjve e përvojës. Është për të ardhur keq që asnjë nga vëllezërit Hazard nuk është këtu, por shpresoj të arrijnë deri në fund dhe ta fitojnë titullin. Edhe nëse bëjnë një turne të madh, vendi do të jetë i lumtur. E rëndësishme është të luajnë mirë dhe të shënojnë shumë gola”.
Për portierët, Hazard nuk ka dilema: “Thibaut Courtois është më i miri në botë. Dibu Martínez është shumë i mirë, por Courtois ka klas. Ai e ka provuar veten në momentet më të rëndësishme”.

Për Lamine Yamal: “Më kujton pak veten kur fillova. Flas për kur ishim pothuajse në të njëjtën moshë dhe pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Nëse vazhdon të argëtohet në fushë, do të zhvillojë një Botëror të madh”.
Hazard parashikon se Kylian Mbappé do të jetë golashënuesi më i mirë, ndërsa shpreson që Belgjika të arrijë në finale, ndoshta përballë Francës.
The post Hazard para Belgjikë-Spanjë: Yamal më kujton pak veten kur nisa karrierën appeared first on Telesport.








