Legjenda braziliane Romário i ka kushtuar një mesazh të veçantë Cristiano Ronaldos në Instagram, duke vlerësuar gjithçka që portugezi ka dhënë dhe vazhdon t’i japë futbollit.
“Cristiano, faleminderit për gjithçka që ke bërë, për gjithçka që po bën dhe për gjithçka që do të vazhdosh të bësh”, – shkroi ish-sulmuesi i Brazilit.
Më pas, fituesi i “Topit të Artë” 1994 dhe kampioni i botës me Brazilin nuk kurseu superlativat për 41-vjeçarin portugez: “Je një përbindësh i vërtetë!”
Mesazhi i Romários vjen në një periudhë kur Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta dhe të thyejë rekorde, duke mbetur një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit. Vlerësimi nga një ikonë si Romário është një tjetër dëshmi e respektit që Cristiano gëzon në botën e futbollit, edhe nga rivalët dhe legjendat e brezave të ndryshëm.
The post Romário, mesazh publik vlerësimi për CR7: Je një përbindësh i vërtetë! appeared first on Telesport.








