Napoli dhe Romelu Lukaku do të ndajnë rrugët përfundimisht këtë verë. As ardhja si trajner e Max Allegri-t nuk është se ka ndryshuar situatën mes palëve, e cila u tensionua në fund të sezonit të kaluar.
Nicolo Schira, nëpërmjet IlNapolista, zbulon se për sulmuesin belg ka interes konkret nga dy klubet e mëdha turke, Besiktas dhe Fenerbahce.
Çmimi i kërkuar nga Napoli për 33-vjeçarin nuk është problem për dy klubet turke, pasi është vetëm 10 milionë euro. Lukaku ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe për të mos rrezikuar largimin e tij komplet falas vitin e ardhshëm, drejtuesit e Napolit kanë vendosur këtë shifër për kartonin e tij.
Pengesa e vetme që duhet zgjidhur është rroga e lojtarit, plot 8 milionë euro në sezon.
The post Napoli kërkon një çmim qesharak për Lukakun, dy klubet e njohura në garë për sulmuesin belg appeared first on Telesport.








