Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka qenë e pranishme në koncertin spektakolar të Bad Bunny në Paris, ku artisti me famë botërore performoi para mijëra fansave në kuadër të turneut të tij europian.
Pas mbrëmjes muzikore, Arbana ndau me ndjekësit disa momente nga eksperienca e saj përmes rrjeteve sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen.
Ajo e shoqëroi postimin me një mbishkrim plot humor dhe lojë fjalësh: “Not bad days in Paris, just Bad Bunny.”
Me këtë frazë, moderatorja la të kuptohet se një nga momentet më të veçanta të qëndrimit të saj në kryeqytetin francez ishte pikërisht pjesëmarrja në koncertin e superyllit portorikan, duke marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj.








