Virgil van Dijk nuk do të largohet nga Liverpool, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata aktuale me të kuqtë.
Edhe pse javët e fundit është folur shumë për interesimin e madh të Milanit ndaj qendërmbrojtësit holandez, pasi Ruben Amorim e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mbrojtjen, Liverpool i ka paraprirë gjithçkaje dhe ka vendosur njëherë e mirë për këtë çështje.
Van Dijk është vërtet një lojtar i pazëvendësueshëm në “Anfield”, pasi u transferua nga Southampton në janar 2018 për 85 milionë euro, duke luajtur deri tani 374 ndeshje.
Duke qenë se pista Van Dijk është bllokuar, Milan ka hedhur sytë nga qendërmbrojtësi i Lazios, Mario Gila dhe ai i Sporting Lisbon, Goncalo Inacio.
The post Ruben Amorim e kërkon te Milan. Liverpool nuk pret gjatë dhe vendos për fatin e Van Dijk appeared first on Telesport.








