“Shkel lirinë e shprehjes së lojtarëve”, UEFA nuk do të përdorë “Ligjin e Vinicius” në kompeticionet e saj

Ndryshe nga FIFA, UEFA ka vendosur të mos zbatojë të ashtuquajturin “Ligji i Vinicius” në kompeticionet e saj, qoftë ato për klube, por edhe të kombëtareve.

Ky rregull, i miratuar nga FIFA prillin e kaluar dhe që po zbatohet për herë të parë këtë Botëror, përfshin përjashtimin e një lojtari që mbulon gojën ndërsa i drejtohet një kundërshtari.

Deri tani janë përjashtuar dy lojtarë, Miguel Almiron i Paraguajit ndaj Turqisë dhe Piero Hincapie i Ekuadorit ndaj Meksikës.

UEFA beson se kjo gjë shkel seriozisht lirinë e shprehjes së lojtarëve. Ky ligj erdhi si pasojë e të ashtuquajturit “rasti Prestianni”, që ndodhi në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madridit, në Champions League, me protagonistë Gianluca Pestianni dhe Vinicius Junior. Ende nuk dihet pas Botërorit, nëse FIFA do të vazhdojë aplikimin e këtij “ligji” apo jo.

The post “Shkel lirinë e shprehjes së lojtarëve”, UEFA nuk do të përdorë “Ligjin e Vinicius” në kompeticionet e saj appeared first on Telesport.