“La Repubblica” ka publikuar mesazhe të reja në kuadër të hetimit për rrjetin e eskortave në Milano, ku mes të hetuarve është edhe Alessandro Bastoni (i cili ka mohuar çdo përfshirje).
Sipas hetimit, Alessio Salamone, pjesë e agjencisë Ma.De (drejtuesit e së cilës janë në arrest shtëpie), në mars 2025 i ka shkruar një futbollisti të Serie A, jo i hetuar: “A darkon sonte me ‘lopët’?” Përgjigjja ka qenë: “Po, por i shtrydhur dua të jem unë”. Në një tjetër shkëmbim mesazhesh, lojtari ka komentuar për një vajzë: “Shumë e mirë ajo, një hienë”, ndërsa ndërmjetësi është përgjigjur: “Blerje e re nga merkato e janarit”.
Ndërkohë, kanë nisur edhe dëgjimet e disa futbollistëve si dëshmitarë nga Prokuroria e Milanos. Të parët që janë marrë në pyetje nga prokurorët në një kazermë të “Guardia di Finanza” kanë qenë Daniel Maldini dhe Kevin Bonifazi. Sot pritet të dëgjohet Riccardo Calafiori.
Për të premten është planifikuar edhe marrja në pyetje e Alessandro Bastonit, mbrojtës i Interit dhe kombëtares italiane, i akuzuar për prostitucion me të mitur, për një marrëdhënie në vitin 2020 me një vajzë 17 vjeç e 8 muaj, e cila dyshohet se ka marrë “përfitime” në këmbim.
The post Zgjerohet hetimi për eskortat në Milano… Jo vetëm Bastoni, merren në pyetje Maldini dhe Bonifazi appeared first on Telesport.








