Mungesa e kyçës legale në magjistrale, aksident i rëndë në Besi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Një veturë ka pësuar dëme të rënda teksa nuk dihet për të lënduar.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mungesës së kyçës legale në Besi.

Banorët e këtij fshati të Prishtinës dhe ata të Rimanishtes kanë protestuar disa herë për shkak se nuk është bërë një rreth për të mundësuar qasjen e tyre.

Kyçja në këtë zonë është shumë e rrezikshme për banorët e këtyre dy fshatrave.