Katër persona janë plagosur sot në Podujevë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa të njëjti janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se të plagosurit kanë marrë lëndime të rënda, por se gjendja e tyre është stabile.
“Dikund para 30 minutave në Qendrën Emergjente janë sjellë katër pacientë më lëndime të rënda nga armë zjarri, disa prej tyre i kanë kryer egzaminimet e nevojshme emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por mundem me thënë se është ende e rëndë, njëri prej tyre është dërguar në sallën operative, kurse edhe tre të tjerë janë duke u ekzaminuar dhe trajtuar në Qendrën Emergjente”, ka thënë ai.
Ndërsa, nuk ka treguar se çfarë moshe I përkasin të plagosurit, duke thënë se mosha e tyre është mesatare,
“Thash që gjendja e tyre është stabile, plagët janë me armë zjarri, gjendja është e rëndë por për momentin stabil. Mosha e tyre ëhstë mesatare”, ka shtuar Syla.








