Përurohet shtatorja e ish-presidentit Rugova në Klinë, Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë brezat që u anagzhuan për liri dhe pavarësi

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar presidentin historik Ibrahim Rugova në Klinë në përurimin e shtatores së tij.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se brezat e tërë që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojnë përjetë.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në Klinë, në vigjilje të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nderuam Presidentin historik Ibrahim Rugova në përurimin e shtatores së tij.

Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi.

Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit.

Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë