Dalic: Ndaj Portugalisë betejë gjigandësh në mesfushë, kemi treguar se në Botëror shkojmë deri në fund

Ndërsa tifozët presin që sfida mes Kroacisë dhe Portugalisë të jetë një përballje mes Modric kundër Ronaldo, trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic nuk mendon ashtu. Për Dalic, aksioni i vërtetë do të zhvillohet në mesfushë, ku të dyja skuadrat krenohen me motorë të fuqishëm.

Unë besoj se kjo do të jetë një betejë mesfushorësh. Portugalia ka lojtarë të shkëlqyer në mesfushë. Ata janë taktikisht shumë të mirë. Në këtë ndeshje çdo gabim do të ndëshkohet“, tha Dalic.

Kroacia ka treguar përsëri qëndrueshmërinë që ka karakterizuar garat e saj të fundit në Kupën e Botës, duke u rikuperuar nga një humbje hapëse ndaj Anglisë me një fitore 1-0 ndaj Panamasë dhe një fitore 2-1 kundër Ganës.

Është një skuadër që dëshiron të zotërojë topin në çdo kohë,” tha Dalic për Portugalinë, duke shtuar: “Kjo skuadër ka pak dobësi. Dhe mund të shkaktojë rrezik në çdo kohë. Megjithatë, ne jemi gati dhe kemi treguar se mund të shkojmë deri në fund në një botëror“.

The post Dalic: Ndaj Portugalisë betejë gjigandësh në mesfushë, kemi treguar se në Botëror shkojmë deri në fund appeared first on Telesport.