Joan Laporta ka nisur zyrtarisht mandatin e ri në krye të Barcelonës, duke lëshuar menjëherë një tjetër thumbim ndaj Real Madridit. Presidenti i rizgjedhur i klubit katalanas iu përgjigj deklaratave të fundit të Florentino Pérez, pa shmangur përplasjen me rivalët.
“Në anën tjetër shoh shumë tension. Organizohen konferenca për shtyp të sikletshme dhe duket se dikush e ka humbur busullën. Vazhdon të përsëritet një skenar që e kemi parë edhe më parë”, – deklaroi Laporta, duke ironizuar edhe rikthimin e José Mourinhos.
Më pas ai vlerësoi punën e trajnerit Hansi Flick, të cilin e konsideroi njeriun kryesor pas rritjes së Barcelonës: “Ne kemi një skuadër të fortë dhe një trajner si Flick, i cili po e udhëheq këtë grup në mënyrën më të mirë”.
Në fund, Laporta lëshoi edhe një tjetër mesazh për rivalët: “Ka ende nga ata që nuk e kanë pranuar se Barcelona është rikthyer të jetë një klub i respektuar, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në marrëdhëniet me institucionet”.
The post Laporta thumbon Real Madridin: E ka humbur busullën, vazhdon të përsërisë të njëjtin skenar appeared first on Telesport.








