Ekspozoi armën në rrjetet sociale Policia sekuestron një pushkë automatike

Në orët e pasdites së sotme Policia ne Skenderaj, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj.

Sipas informatave nga ana e Policisë së Kosovës është sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike.

May be an image of text

Veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë.