Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, tha se Anglia ishte e përgatitur që ndeshja e së sotme ndaj Kongo në Kupën e Botës të mbyllet sa më mirë të jetë e mundur, mundësisht brenda 90 minutave.
Gjithsesi, te “3 luanët” nuk po i lënë asgjë rastësisë dhe duke parë sfidat e deritanishme eliminatore, të vendosusa në shtesë apo penallti, ai është gati nëse do të kërkohej të ndihmonte ekipin në gjuajtjen e penalltive.
“Duhet të jesh i përgatitur për çdo gjë. Në një ndeshje futbolli me eliminim direkt, çdo gjë mund të ndodhë. Ne si Angli duam të fitojmë në 90 minuta“, tha portieri i Everton dhe kombëtares.
“Por, nëse duhen 120 minuta ose penallti, ne jemi të përgatitur. Kemi bërë të gjithë stërvitjen dhe jemi gati për ndeshjen e sotme“, përfundoi Pickford.
The post Pickford: Në një ndeshje me eliminim mund të ndodhë gjithçka, jemi përgatitur edhe për penalltitë appeared first on Telesport.








