Mbrojtësi i Interit dhe i Italisë, Alessandro Bastoni, është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dyshimin e prostitucionit me të mitur. Futbollisti ka marrë njoftimin zyrtar për hetimin dhe pritet të merret në pyetje më 3 korrik. Dyshohet se ai ka pasur një marrëdhënie seksuale me pagesë me një vajzë që në kohën e ngjarjes ishte 17 vjeçe.
Emri i Bastonit lidhet me hetimin ndaj një agjencie eskortash në “Cinisello Balsamo”, e dyshuar se organizonte mbrëmje luksoze për klientë VIP dhe një rrjet të shfrytëzimit e favorizimit të prostitucionit.
Sipas hetimeve, Bastoni është futbollisti i parë i hetuar zyrtarisht në këtë çështje. Megjithatë, rrethanat mbeten të paqarta, pasi vajza, e dëgjuar si dëshmitare, ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie. Në dosje ndodhet edhe një mesazh i qershorit 2020, që sipas hetuesve do të provonte takimin. Ndërkohë, Daniel Maldini, Riccardo Calafiori dhe Kevin Bonifazi janë thirrur vetëm si dëshmitarë dhe nuk janë nën hetim.
Avokati i Bastonit, Salvatore Scuto, deklaroi: “Klienti im mohon të ketë pasur marrëdhënie me një vajzë për të cilën e dinte se ishte e mitur. Ftesa për t’u paraqitur është ‘në errësirë’, nuk dimë asgjë për hetimet. Do të vlerësojmë nëse do t’iu përgjigjemi ose jo prokurorëve”.
The post Bastoni hetohet nga prokuroria për prostitucion me të mitur, avokati: “Nuk dimë asgjë për hetimet” appeared first on Telesport.








