Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen dy persona

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Maminasit.

Sipas të dhënave paraprake, automjetet u përplasën me njëri-tjetrin si pasojë e shpejtësisë së drejtuesve të automjeteve, shkruan vizionplus.tv.

Për pasojë, dy persona pësuan lëndime të lehta dhe morën ndihmën e nevojshme.

Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë segment të autostradës, ndërsa efektivat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.