Kohë shtesë, gol i Artë apo penallti? Ja çfarë do të ndodhë nga sot e tutje në ndeshjet me eliminim direkt në Botëror, nëse mbyllen në barazim

Nga sot në mbrëmje, nis faza e 1/32-ve, ku do të përcaktohen 16 kombëtaret më të mira. Sfida e parë me eliminim direkt, është ajo mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë.

Por, çfarë do të ndodhë nëse koha e rregullt mbyllet në barazim? Pavarësisht se ky Botëror ka pasur disa ndryshime historike dhe plot risi, në këtë aspekt nuk do të ketë asnjë ndryshim nga kompeticionet e zakonshme madhore, si Champions League apo Europiani, apo nga Botërorët e mëparshëm.

Në rast se koha e rregullt e një ndeshjeje mbyllet në barazim për 90 minuta, ekipet do t’i drejtohen kohës shtesë me 30 minuta në total, 15 minuta nga secila pjesë. ‘Goli i Artë’ i famshëm po ashtu nuk do të jetë i vlefshëm as në këtë Botëror, pasi ka kohë që është hequr.

Nëse ndodh që edhe shtesa prej 30 minutash nuk ka ndryshim, atëherë ekipet do t’i drejtohen pikës së bardhë të penalltisë.

The post Kohë shtesë, gol i Artë apo penallti? Ja çfarë do të ndodhë nga sot e tutje në ndeshjet me eliminim direkt në Botëror, nëse mbyllen në barazim appeared first on Telesport.