Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit, raporton klankosova.tv.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalur në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të falenderuar ekipet e intervenimit.
“Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot Prishtinën. Dola në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe për t’i falënderuar personalisht zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ekipet shëndetësore dhe të gjitha ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, që reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, ka shkruar Rama.








