Norvegjia mendon për fazën eliminatore, Franca me artilerinë e rëndë. FORMACIONET ZYRTARE

Sonte luhen ndeshjet e treta dhe të fundit për grupin I, aty ku tashmë janë mësuar verdiktet. Franca dhe Norvegjia kanë siguruar biletën për në raundin tjetër dhe sot do të duelojnë për vendin e parë. Senegali dhe Iraku janë me 0 pikë dhe me pak shpresa për t’u kualifikuara njëra prej tyre si e treta më e mirë, gjithmonë në rast fitoreje sot.

Didier Deschamps ka zbritur në fushë me artilerinë e rëndë, duke mos bërë shumë ndryshime nga ndeshjet e kaluara. Stale Solbakken ka lënë Erling Haaland dhe disa titullarë të tjerë në stol, duke u pajtuar me vendin e dytë në grup dhe duke menduar më shumë për fazën tjetër që është me eliminim direkt.

Franca XI: Maignan; T. Hernandez, Upamecano, Lacroix, Koundé; Tchouaméni, Koné; Doué, Olise, Dembélé; Mbappe

Norvegjia XI: Selvik, Aursnes,Falchener, Østigård, Bjørkan, Thorstvedt, Berg, Aasgaard, Bobb, Strand Larsen, Schjelderup

Senegal XI: Diaw, Diatta, Seck, Niakhate, Jakobs, Gana Gueye, Diarra, Camara, Mbaye, Sarr, Mane

Irak XI: Basil, Putros, Sulaka, Hashem, Doski, Al-Ammari, Qasem, Iqbal, Bayesh, Jasim, Al-Hamadi

The post Norvegjia mendon për fazën eliminatore, Franca me artilerinë e rëndë. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.