Man. City kompleton transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit: 150 mln euro për mesfushorin 23-vjeçar

Manchester City e nis vrullshëm merkaton. Tashmë mund të quhet çdo gjë e përfunduar. Elliot Anderson do të jetë ylli më i ri i “Qytetarëve”. Manchester City ka gjetur marrëveshjen me Nottingham Forest për transferimin e Elliot Anderson.

23-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar në Premier League, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha. Por, Manchester City është interesuar seriozisht që në fillim për të dhe është treguar klubi më i vendosur për negociatat me Nottingham Forest, të cilat kanë zgjatur jo pak, por në fund është gjetur gjuha e përbashkët

City do ta paguajë plot 150 milionë euro për Elliot Anderson, duke tejkaluar rekordin e Jack ëilsherë në vitin 2021 me 118 milionë euro. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt. Elliot Anderson do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

 

The post Man. City kompleton transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit: 150 mln euro për mesfushorin 23-vjeçar appeared first on Telesport.