Como nuk ka humbur kohë për Nico Paz. Vetëm një ditë pasi Real Madridi vendosi ta aktivizojë klauzolën e riblerjes për sulmuesin argjentinas, duke paguar 9 milionë euro sipas marrëveshjes mes klubeve, skuadra italiane ka kaluar menjëherë në sulm.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Como është gati të investojë 60 milionë euro për ta mbajtur Nico Paz edhe një sezon tjetër nën drejtimin e Cesc Fàbregas. Sipas planit që po diskutohet, pas një viti Real Madridi do të ketë sërish të drejtën ta riblerjë lojtarin, këtë herë për 80 milionë euro.
Megjithatë, Como po punon që kjo klauzolë të jetë e vlefshme vetëm gjatë dritares së ardhshme verore të merkatos, duke synuar të ketë më shumë kontroll mbi të ardhmen e futbollistit argjentinas, në gjurmët e të cilit është edhe Interi.
The post Como nuk humbet kohë për Nico Paz, 60 milionë euro për t’ia marrë sërish Real Madridit appeared first on Telesport.







