Plani i Perez për Enzo Fernandez, pasi Chelsea kërkon mbi 120 mln euro. Në marrëveshje do të përfshihet edhe dikush tjetër

Objektivi i madh i radhës për Real Madridin është transferimi i Enzo Fernandez, për të cilin Chelsea kërkon mbi 120 milionë euro. Ndërkohë, te Real Madrid kanë një plan shumë të qartë për këtë rast. Pavarësisht se e duan me patjetër transferimin e Enzo Fernandez, nuk do të paguajnë 120 milionë euro që kërkon Chelsea.

Defensa Central zbulon se plani i Florentino Perez është që në marrëveshje të përfshihet një nga këta dy lojtarë: Alvaro Carreras ose Eduardo Camavinga. Pas përforcimeve të fundit që kanë bërë “Los Blancos” në mbrojtje dhe në mesfushë, si spanjolli ashtu edhe francezi nuk e kanë vendin e garantuar në formacion, ndaj largimi i tyre është shumë i mundshëm.

Secili prej tyre mund të jetë shumë i rëndësishëm për Xabi Alonson te Chelsea. Vlera e secilit prej tyre është rreth 60 milionë euro. Pra, te Real Madrid janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro plus kartonin e Alvaro Carreras ose të Eduardo Camavinga për të bindur Chelsea-n për të lënë të lirë Enzo Fernandez.

The post Plani i Perez për Enzo Fernandez, pasi Chelsea kërkon mbi 120 mln euro. Në marrëveshje do të përfshihet edhe dikush tjetër appeared first on Telesport.