Palestra si “ankand” mes gjigantëve: “Chelsea dhe City e ndiqnin prej një viti, më tha se do shkonte tek Interi”

Guido Angelozzi, ish-drejtori sportiv i Cagliarit (i cili prej pak ditësh ka firmosur me Spezian), është ndalur te Marco Palestra, lojtar i tij në sezonin e fundit. Mbrojtësi i krahut, praktikisht një futbollist i ri i Chelsea, është ndjekur prej kohësh nga “Blutë” dhe jo vetëm gjatë sezonit të fundit, siç zbulon vetë drejtuesi me përvojë:

“Chelsea dhe City e ndiqnin prej një viti, ishin gjithmonë në stadium, në Cagliari dhe në transfertë. Më telefononin vazhdimisht, donin të dinin gjithçka. Të dhënat i kishin tashmë, por kërkonin informacione për karakterin dhe cilësitë e djaloshit. Marco është një person shumë i mirë, i ndershëm dhe shumë inteligjent.

U lidh shumë me shokët e skuadrës në Cagliari, hyri në zemrat e të gjithëve. Trajneri sapo e pa e hodhi menjëherë në fushë, është një lojtar shumë i fortë. Ishte gati për Premier League edhe një vit më parë. Shpresoja të shkonte tek Interi kur fola me të pak ditë më parë, më tha se po shkonte te zikaltërit…”

 

The post Palestra si “ankand” mes gjigantëve: “Chelsea dhe City e ndiqnin prej një viti, më tha se do shkonte tek Interi” appeared first on Telesport.