“Prej 23 vitesh veproj kështu dhe iu përgjigjem kritikave. Më e rëndësishmja ishte të punonim për skuadrën dhe të kishim besim. Po punojmë mirë dhe po përmirësohemi. Sa më përket mua, janë objektiva prestigjiozë për t’u arritur, por preferoj sukseset e ekipit. Kaluam një javë jo të lehtë, por jemi shokë skuadre që punojmë shumë mirë së bashku”.
Kështu u shpreh Cristiano Ronaldo pas fitores ndaj Uzbekistanit, duke komentuar dygolëshin e tij dhe suksesin e Portugalisë. Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, vlerësoi paraqitjen e ekipit:
“Sot dhamë një përgjigje të rëndësishme, jemi këtu për t’u rritur gjatë turneut. Edhe yjet tanë u zhbllokuan dhe jam shumë i lumtur për rezultatin. Lëvizjet e Cristianos brenda zonës janë më të mirat në botë, ishte vetëm çështje kohe që ai të shënonte”.
The post Ronaldo krenohet: “Prej 23 vitesh iu përgjigjem kështu kritikave”. Trajneri i Portugalisë e kurorëzon si… GOAT appeared first on Telesport.








