Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli për menaxhimin e sulmuesve përkrah Lionel Messi. Në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026 titullar ka qenë Lautaro Martinez, ndërsa Julian Alvarez e ka nisur nga stoli.
“Ndonjëherë më pyesin nëse Lautaro dhe Julián mund të luajnë së bashku. Është një pyetje e ndërlikuar. Lautaro, Julián, Leo. Por duhet të mbrohesh, të vraposh, të ruash ekuilibrin”, tha Scaloni.
Më tej, ai vazhdoi: “Do të doja shumë, sepse i dua të tre, i adhuroj. Por Leo duhet të luajë sepse e them unë. Është një pyetje interesante, por përgjigjja nuk është aq e thjeshtë”.
“Nëse humbasim ekuilibrin, rrezikojmë të bëhemi një ekip i prekshëm dhe kjo është gjëja e fundit që duam. Si mund të mos dua t’i shoh në fushë së bashku? Po flasim për golashënuesit më të mirë në Spanjë dhe Itali”, tha Scaloni.
“Por, përparësia jonë është gjithmonë të bëjmë atë që është më e mira për ekipin. Dhe të dy e kanë kuptuar këtë concept. Dje, Lautaro bëri një punë të jashtëzakonshme në fushë”, përfundoi trajneri i Argjentinës.
The post Lautaro apo Alvarez në krah të Messi, reagon Scaloni: Nuk mund të luaj me të 3, rrezikojmë të humbasim ekuilibrat appeared first on Telesport.








