Kur mendon për Botërorin dhe Meksikën, të vijnë menjëherë në mendje dy momente të pavdekshme: Itali-Gjermani 4-3, “Ndeshja e Shekullit” në vitin 1970 në stadiumin “Estadio Azteca”, dhe Diego Armando Maradona, i cili më 22 qershor 1986, saktësisht 40 vite më parë, shënoi brenda 5 minutash 2 gola që hynë në histori. Sot mbetet për t’u parë nëse dikush do të krijojë një tjetër moment legjendar. Vëmendja është te Lionel Messi, por në fushë do të jenë edhe Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.
🇦🇷 Se cumplen 40 años del glorioso partido de Maradona contra Inglaterra en México 86 🥰 El partido más grandioso y épico en la historia de la Selección Argentina. Un Maradona INCOMPARABLE y DESCOMUNAL que nos alegro la vida para siempre ♾️ pic.twitter.com/DQX9jo5Zkb
— Luis Fregossi (@LuisFregossi) June 22, 2026
Në çerekfinalen Argjentinë-Angli (2-1) të Botërorit 1986, Maradona shënoi fillimisht “Dora e Zotit”, një gol që sot do të anulohej nga VAR-i, e më pas realizoi “Golin e Shekullit”, duke dribluar gjithë mbrojtjen angleze dhe portierin, në një nga veprimet më spektakolare të historisë së futbollit.
Sot, 40 vite pas, Argjentina përballet me Austrinë në Dallas, ndërsa Messi synon të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës. Në program janë edhe Francë-Irak dhe Norvegji-Senegal, me yje si Mbappé, Haaland, Dembélé dhe Mané, të gatshëm të shkruajnë historinë.
On this day 40 years ago, Maradona slalomed past England to score the "Goal of the Century".
Paired with Victor Hugo Morales' unforgettable commentary, it remains one of football's greatest moments.
Pure goosebumps.
"Genio! Genio! Genio!"pic.twitter.com/7zENy64wJJ
— Sivan John (@SivanJohn_) June 22, 2026
The post 40 vite nga “goli i shekullit” i Maradonës; sot në Botëror Messi dhe Mbappé do të përpiqen ta imitojnë appeared first on Telesport.








