Trajneri i Francës, Didier Deschamps, mbrojti Ousmane Dembélén para ndeshjes ndaj Irakut në Botërorin 2026, duke reaguar ndaj kritikave për formën e sulmuesit. “Po e kritikoni pa pushim. Pati një pjesë të parë të vështirë, ashtu si e gjithë skuadra, për shkak të mënyrës se si luajti Senegali dhe gabimeve tona teknike”, – tha Deschamps.
Ai shpjegoi se Dembélé ka një rol tjetër te Franca krahasuar me PSG-në: “Te PSG luan si sulmues qendror, ndërsa këtu jo. Ka disa përshtatje që duhen bërë. Në pjesën e dytë luajti shumë më mirë. Edhe skuadra e ndihmoi, pasi shfrytëzuam më mirë krahët dhe krijuam më shumë hapësira”.
Duke folur për Irakun, tekniku francez kërkoi kujdes maksimal: “Nuk është një skuadër e vogël. Ka marrë rezultate të mira dhe ka lojtarë me koordinim të mirë. Nuk duhet të mendojmë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet ta luajmë me të njëjtin seriozitet dhe përqendrim”.
Deschamps siguroi gjithashtu se Dembélé nuk ka probleme fizike: “Ai nuk ka shqetësime. Vjen pas një sezoni pa vazhdimësi dhe te PSG është menaxhuar me kujdes. Jam i bindur se do të përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, ai theksoi se objektivi kryesor mbetet kualifikimi në fazën tjetër të Botërorit.
The post Deschamps mbron Dembélé: Po e kritikoni pa pushim, por vuajti problemet tona teknike appeared first on Telesport.








