Holanda do të përballet me Suedinë në Houston, në ndeshjen e dytë të grupit F, për Kupën e Botës 2026.
“Tulipanët” vijnë në këtë takim pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë, ndërsa suedezët pas fitores 5-1 ndaj Tunizisë. Holanda e drejtuar nga Ronald Koeman kërkon fitoren e parë për këtë Botëror.
Suedia e drejtuar nga Graham Potter kërkon fitoren e radhës për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
FORMACIONET ZYRTARE
Holanda XI: Verbruggen, Van de Ven, Van Dijk, Van Hecke, Dumfries; Reijnders, De Jong, Gravenberch; Gakpo, Malen, Brobbey
Suedia XI: Nordfeldt; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Gudmundsson, Ayari, Karlstrom, Bernhardsson; Nygren; Isak, Gyokeres
The post Suedia për të siguruar kualifikimin, Holanda për të marrë fitoren e parë. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.








