Lamine Yamal pranoi se nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta me Spanjën në Botëror, pas dëmtimit muskulor të pësuar më 23 prill: “Jam gati për çdo gjë që kërkon trajneri, por jo për një ndeshje të plotë. Ndihem shumë mirë dhe po rikuperohem gradualisht. Nuk është ende momenti të luaj 90 minuta”.
18-vjeçari zbuloi se, sapo u dëmtua, mendimi i parë ishte Botërori: “Mendova menjëherë për Botërorin, më shumë sesa për klubin. Nuk isha dëmtuar kurrë më parë. Edhe kjo të ndihmon të piqesh”.
Yamal shtoi se nuk është i fiksuar pas krahasimeve me yjet e tjerë: “Nuk dua të shënoj dy gola vetëm sepse i shënoi Mbappé. Dua të fitoj. Nuk ka vlerë të shënoj 16 gola nëse eliminohemi në gjysmëfinale”.
Për Lionel Messin u shpreh: “Idhulli im është Neymar, por Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe nuk ka diskutim. Nëse përballemi me Argjentinën, aq më mirë, sepse do të thotë se kemi arritur në finale”.
Në fund vlerësoi Nico Williams: “Mendoj se Nico është në gjendje më të mirë se unë. Të dy po rikthehemi nga dëmtimet dhe duhet të përmirësohemi pa nxitim”.
The post Yamal: Nuk ka asnjë vlerë nëse shënoj 16 gola dhe eliminohemi në gjysmëfinale të Botërorit appeared first on Telesport.








