Neymar ndez debatet në Brazil, presidenti Lula: “I pari i grumbulluar që punon nga shtëpia”

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, bëri shaka me grumbullimin e Neymarit në kombëtaren që po merr pjesë në Botëror, edhe pse sulmuesi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk ka zbritur në fushë. Lula e quajti atë “i pari lojtar i grumbulluar në botë që punon nga shtëpia” (që bën “smart working”).

Komenti erdhi gjatë një aktiviteti publik, teksa presidenti bisedonte me një fëmijë të pranishëm në sallë. Duke folur për sportin dhe barazinë gjinore, Lula e pyeti nëse kishte parë ndonjëherë duke luajtur Martën, 6 herë fituese e çmimit si futbollistja më e mirë në botë.

Pas përgjigjes negative, presidenti e pyeti se kush ishte, sipas tij, lojtari më i mirë aktual i Brazilit. Fëmija u përgjigj menjëherë: “Neymar”.

Në atë moment, Lula kujtoi me humor se sulmuesi brazilian ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Botëror për shkak të dëmtimit që po vonon rikthimin e tij në fushë.

 

The post Neymar ndez debatet në Brazil, presidenti Lula: “I pari i grumbulluar që punon nga shtëpia” appeared first on Telesport.