A kishin plan të veçantë për Cristiano Ronaldon? Mesfushori i Kongos tregohet i sinqertë: Tani është i vjetër…

Një nga surprizat e mëdha në ndeshjet e para në grupe, ishte padyshim barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj D.R Congo. Një nga lojtarët më të mirë në fushë për afrikanët ishte Ngal’ayel Mukau.

Në intervistën pas ndeshjes, mesfushori kongolez zbuloi se ata nuk kishin përgatitur asnjë plan të veçantë për të ndalur Cristiano Ronaldon. Për shkak të moshës së tij, Ronaldo nuk përben më rrezikun kryesor për kundërshtarët.

“Për të qenë i sinqertë, nuk kishim një plan të veçantë për Ronaldon. E dimë që ai nuk është i njëjti si më parë. Tani është pak më i vjetër. Ai mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ne kemi respekt të madh për të”, tha Mukau.

The post A kishin plan të veçantë për Cristiano Ronaldon? Mesfushori i Kongos tregohet i sinqertë: Tani është i vjetër… appeared first on Telesport.