Një burrë dhe dy të mitur sulmojnë një burri të moshuar në Mitrovicën e Veriut

Një burrë dhe dy të mitur janë ndaluar dje për shkak të një sulmi ndaj një burri të moshuar, i cili gjatë këtij rasti ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 14 qershor, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, në Mitrovicën e Veriut.

Këtë e ka konfirmuar për KoSSev Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut, transmeton Paparaci.

Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar pas hetimeve dhe në bazë të incizimeve nga kamerat e sigurisë.

Ata janë arrestuar dje.

Burri, sipas njoftimeve, pas marrjes në pyetje është ndaluar deri në 48 orë.

Ndërsa dy të miturit janë marrë në pyetje në prani të avokatit dhe prindërve, dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ka shpjeguar Baliqi./Paparaci.com