Moderatorja jep dorëheqjen mes lotësh, dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp” (video)

Moderatorja argjentinase Florencia Peña është përfshirë në një stuhi kritikash pasi dha në transmetim të drejtpërdrejtë një lajm të rremë për vdekjen e Jorge Messit, babait të Lionel Messit, i cili është i sëmurë rëndë. Lajmi i pasaktë u lidh edhe me momentin kur Messi kishte shpërthyer në lot, pas golit të parë në ndeshjen e Botërorit 2026 ndaj Algjerisë.

Pas reagimeve të forta dhe sqarimeve të menjëhershme, Peña kërkoi falje publikisht dhe më pas dha dorëheqjen “live” në TV, mes lotësh, duke pranuar përgjegjësinë e plotë: “Edhe pse informacioni më është dhënë nga redaksia, unë e marr përsipër çdo përgjegjësi. Ndihem keq dhe më vjen turp”.

Ajo shpjegoi se informacioni i pasaktë iu dha gjatë transmetimit dhe se e besoi pa verifikim. “Gabova unë”, theksoi ajo, duke i kërkuar ndjesë familjes Messi dhe të gjithë atyre që u prekën nga lajmi.

Edhe televizioni “Luzu TV” reagoi zyrtarisht, duke e cilësuar të papranueshme transmetimin e informacioneve të pakonfirmuara. Familja “Messi” gjithashtu u detyrua të dalë me një deklaratë për të mohuar lajmin e përhapur, në të cilën shkruan:

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

The post Moderatorja jep dorëheqjen mes lotësh, dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit: “Ndjej vetëm turp” (video) appeared first on Telesport.