Pas një mosmarrëveshjeje familjare, një burrë ka sulmuar fizikisht vajzën e tij në Zveçan.
Për këtë rast, mëngjesin e sotëm ka raportuar Policia e Kosovës, transmeton Paparaci.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë, më 18 qershor, midis orës 21:30 dhe 22:00.
Vajza ka pësuar lëndime gjatë këtij rasti, për shkak të të cilave i është ofruar ndihmë mjekësore.
Pas marrjes në pyetje, burri është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit.
Është hapur rasti “Lëndim i lehtë trupor”./Paparaci.com








