Kryetari i komunë së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar faza finale e asfaltimit në “Rugën A”, në Prishtinë.
Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky projekt është bllokuar tri herë nga Qeveria, por që rasti është fituar dhe se Prishtinës, s’ka kush e ndal.
Postimi i tij i plotë:
Ka fillu faza finale në Rrugën A, faza e asfaltimit.
Këtë projekt tri herë e ka blloku qeveria, tu na çu në gjykatë. Tri herë e kemi fitu rastin. Natyrisht.
Tash po kryhet.
Prishtinën s’ka që e ndal!








