Botërori 2026, presidenti Lula bën shaka: Për të fituar duhet ta marrim Messin te Brazili

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, bëri shaka me idenë e transferimit të Lionel Messit te kombëtarja braziliane pas barazimit zhgënjyes të Brazilit ndaj Marokut në debutimin e Botërorit 2026 dhe fitores bindëse të Argjentinës ndaj Algjerisë.

“Po mendoja të merrnim Messin që të luante për Brazilin”, – deklaroi kreu i shtetit duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë një vizite në Zvicër, pas pjesëmarrjes në samitin e G7 në Francë.

Lula vlerësoi paraqitjen e yllit argjentinas, i cili në ndeshjen e parë të Argjentinës barazoi gjermanin Miroslav Klose në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Botërorëve me 16 gola.

Duke komentuar barazimin e Brazilit me Marokun, presidenti kërkoi të mos dramatizohej rezultati, duke e cilësuar skuadrën afrikane si më të fortën e grupit dhe kujtuar se Brazili shpesh i ka nisur dobët turnetë e mëdhenj, për t’i fituar më pas.

Lula zbuloi gjithashtu se kishte bërë tifo për Kepin e Gjelbër në barazimin befasues ndaj Spanjës, duke thënë se ka simpati për kombëtaret më pak të favorizuara, veçanërisht ato afrikane.

 

The post Botërori 2026, presidenti Lula bën shaka: Për të fituar duhet ta marrim Messin te Brazili appeared first on Telesport.