Cannavaro si Beckenbauer dhe Van Basten, ja rekordi i tij pas debutimit si trajner në Botëror

Sipas të dhënave të Opta, Fabio Cannavaro është bërë vetëm futbollisti i katërt në histori që ka fituar “Topin e Artë” dhe ka marrë pjesë në një Kupë Bote FIFA si lojtar dhe më pas si trajner.

Ish-mbrojtësi i Italisë i bashkohet një liste elitare ku bëjnë pjesë Franz Beckenbauer, Oleg Blokhin dhe Marco van Basten. Cannavaro debutoi në Botërorin 2026 si trajner i Uzbekistanit, por skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1 nga Kolumbia.

The post Cannavaro si Beckenbauer dhe Van Basten, ja rekordi i tij pas debutimit si trajner në Botëror appeared first on Telesport.