Leao: A mund të qëndroj te Milani me trajnerin Amorim? Do ta mendoj pas Botërorit

I intervistuar nga gazetarët e SIC pas barazimit të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, Rafa Leao u pyet edhe për të ardhmen e tij.

“A më shtyn ardhja e Ruben Amorimit të qëndroj te Milani? Tani mendoj vetëm për Botërorin dhe për të ndihmuar kombëtaren time”, – deklaroi ish-lojtari i Lille.

Leao shtoi se vendimin për të ardhmen do ta marrë vetëm pasi të përfundojë Kupa e Botës: “Kur të ketë mbaruar Botërori, do të mendoj për të ardhmen time”.

The post Leao: A mund të qëndroj te Milani me trajnerin Amorim? Do ta mendoj pas Botërorit appeared first on Telesport.