Victor Osimhen është padyshim një nga mungesat e mëdha të këtij Botërori. Nigeria e tij nuk arriti dot të siguronte biletën për Kupën e Botës, duke munguar kështu për herë të dytë rresht.
“Ndihem keq që nuk luaj në Kupën e Botës. Është hera e dytë radhazi. Po flisja me djemtë e tjerë dhe ata ndihen njësoj, por ne vazhdojmë përpara”, tha Osimhen.
27-vjeçari shtoi se Nigeria duhet të mësojë nga ky dështim dhe të rimarr sërish vendin që i takon. Ndër të tjera, Osimhen iu dha fund zërave të merkatos, duke ditur interesin e madh për të.
“Jam shumë i lumtur këtu te Galatasaray. Zgjohem çdo mëngjes me një buzëqeshje. E dua këtë klub, këtë qytet dhe njerëzit përreth meje”, tha Osimhen. I pyetur për një largim të mundshëm, nigeriani ishte i prerë: “Jo, jam i lumtur këtu.”
Osimhen shënoi 22 gola dhe dha 8 asiste në sezonin e fundit. Ai ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në radarin e shumë klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United etj, por mesa duket ka vendosur të vazhdojë ende te Galatasaray.
The post Osimhen shpreh keqardhjen për mungesën në Botëror dhe zbulon se ku do të luajë sezonin e ri appeared first on Telesport.








