Jan Virgili duhket se do të rikthehet te Barcelona. vetëm pas një sezoni te Mallorca. Anësori 19-vjeçar u shit verën e kaluar për 3.5 milionë euro, por Barcelona mbajti një përqindje të konsiderueshme mbi të drejtat e tij.
Fillimisht, klauzola e vendosur nga Mallorca ishte 30 milionë euro, tani që klubi ra në Segunda Divizion, klauzola shkon në 12 milionë euro për ekipet e tjera. Për Barcelonën, për shkak të marrëveshjes së bërë vitin e kaluar, shkon 7.2 milionë euro.
Në 31 ndeshje me Mallorca-n sezonin e kaluar, Virgili kontriboi me 2 gola dhe 6 asiste. Te Barcelona janë të bindur për aftësitë dhe cilësitë e anësorit, ndaj duan ta rikthejnë që tani në skuadër, pasi më vonë do t’i rritet ndjeshëm vlera.
The post Barcelona bëhet shpejt pishman dhe kërkon të rikthejë anësorin në skuadër. Do paguajë 7.2 milionë euro appeared first on Telesport.








