“Pret bisedën me Mourinhon”, mesfushori 23-vjeçar mes Real Madridit dhe Interit

Një nga çështjet e diskutuar në takimin e fundit mes Beppe Marotta-s dhe Florentino Perez ka qenë padyshim edhe e ardhmja e Eduardo Camavinga. Sezoni i fundit për mesfushorin francez ishte komplet një dështim, gjë që i kushtoi vendin në Botëror.

Camavinga ka humbur rolin e titullarit te “Los Blancos” dhe nuk është më i pashitshëm. Në anën tjetër, Inter ndjek me vëmendje situatën dhe është i gatshëm të bëjë gjithçka për transferimin e mundshëm të tij.

Sipas Corriere dello Sport, Inter duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Real Madridit, tani duhet bindur vetëm lojtari. Sipas raportimit në fjalë, Camavinga do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me Jose Mourinho-n, i cili do të jetë njeriu që do të vendosë për fatin e tij.

Nëse “The Special One” e shikon francezin si pjesë të projektit të tij, atëherë ai nuk do të largohet. Në rast të kundërt, Camavinga do të largohet dhe Inter është destinacioni kryesor.

The post “Pret bisedën me Mourinhon”, mesfushori 23-vjeçar mes Real Madridit dhe Interit appeared first on Telesport.