Pianisti i njohur italian Mirco Roverelli mban sonte koncert në Prishtinë, pritet nga kryetari Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e mirënjohur italian, Mirco Roverelli, raporton Ekonomia Online.

Ky takim u mbajt me rast të koncertit që Roverelli do e mbajë sot, në orën 20:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

“Me i thënë mirë se ke ardhur një artisti të madh italian, z. Mirco, që na ka nderu me pjesëmarrjen e tij, këtu në kryeqytet, pra në patronazhin e kryeqytetit, ne sot e kemi një koncert të mrekullueshëm, ku qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësinë, edhe të tjerët që na vizitojnë, me pa një performancë të nivelit më të lartë botëror”, tha Rama.