Analisti dhe matematikani Bleron Baraliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “me gjasë” do t’i fitojë 53 mandate pas numërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Baraliu tha se modeli D’Hond, mbi të cilin bazohen ndarjet e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, e favorizon Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se luftë e ashpër po zhvillohet për një ulëse mes LVV-së dhe PDK-së.
Sipas tij, PDK-ja po lufton për mandatin e 22-të, por rrezikon të bie në 21.
“Siç mund ta gjeni, PDK do të luftojë ashpër për deputetin e 22, i cili me gjasë do t’i takojë VV-së sipas modelit D’Hondt”, tha Baraliu, teksa publikoi një përllogaritje të rezultateve përfundimtare.
Sipas kalkulimeve të Baraliut, rezultati përfundimtar pritet të jetë: LVV – 46.9%, PDK – 19.4%, LDK 17.0%, AAK – 6.8%.









