Arbitri mbajti me “hatër” Marokun? Ibrahimovic reagon ashpër: Hakimi duhej të ishte përjashtuar (video)

Brazili barazoi 1-1 ndaj Marokut në ndeshjen e parë në grupin C, për Kupën e Botës 2026. Zlatan Ibrahimovic, tashmë në rolin e analistit për këtë kompeticion madhor në FOX Sports, ka kritikuar arbitrin kryesor të takimit, i cili duhej të kishte ndëshkuar me karton të kuq Achraf Hakimin, në fund të pjesës së parë, gjithmonë sipas suedezit.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, pati një kontakt pranë kufirit të zonës së rreptësisë mes Achraf Hakimit dhe Vinicius Junior, ku marokeni nuk u ndëshkua as me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj sulmuesit brazilian.

“Kur e pashë ndërhyrjen, reagimi im i parë ishte i thjeshtë: gjyqtari duhej të kishte ndërhyrë dhe ta kishte përjashtuar me karton të kuq.

Nuk ka të bëjë me reputacionin apo kohën e ndeshjes, ka të bëjë me sigurinë e lojtarëve. Sulmuesi e kishte mposhtur mbrojtësin, rreziku ishte i dukshëm dhe ndërhyrja e tij ishte me shumë kohë vonesë”, tha Ibrahimovic.

The post Arbitri mbajti me “hatër” Marokun? Ibrahimovic reagon ashpër: Hakimi duhej të ishte përjashtuar (video) appeared first on Telesport.