Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke punuar.
Sipas raportimeve, i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit kanë shprehur edhe miqtë e tij.
“Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe, ki me na mungu ton jetën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.








